Termat e përdorimit
Këto Terma të përdorimit të LottoPark (këtej e tutje referuar si Termat e përdorimit) vlejnë për faqen e internetit lottopark.com (këtej e tutje referuar si Faqja e internetit) që operohet dhe mirëmbahet nga White Lotto B.V. Adresa e regjistruar, Fransche Bloemweg 4, Willemstad, Curacao. Një kompani e licencuar dhe e rregulluar nga ligji i Curacao nën Mbajtësin e Licencës Master Curacao eGaming me numër licence 8048/JAZ. White Lto Limited (CY) (reg.numri HE 413497) me një zyrë të regjistruar të vendosur në Voukourestiou, 25 Neptun House, kati 1, Flat/Zyra 11, Zakaki, 3045, Limassol, Qipro, po vepron si agjent në emër të subjekti mbajtës i licencës White Lotto B.V. (Këtej e tutje referuar si Kompania).
Duke shfaqur, shfletuar apo përdorur Faqen e internetit në çdo mënyrë ju jeni subjekt i Termave të përdorimit që vijojnë si dhe të Politikës sonë të privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me këtë, ne ju kërkojmë të ndaloni së përdoruri Faqen tonë.
Nëse keni ndonjë vërejtje apo pyetje në lidhje me këta Terma të përdorimit, ju kërkojmë të në kontaktoni nëpërmjet njërës nga mënyrat e disponueshme të kontaktit (e-mail, telefon, formular kontakti).
1. Përkufizime të tjera
- Lotari – një lojë numrash brenda së cilës bëhet një Hedhje Shorti.
- Hedhje Shorti – një tërheqje e një sasie të caktuar numrash nga vargje të caktuara numrash standartë apo numrash standartë dhe bonus brenda një Lotarie të caktuar. Hedhjet e shortit bëhen në mënyrë ciklike në ditë dhe orë të përcaktuara paraprakisht nga Operatori i një Lotarie të caktuar.
- Operator – entiteti që organizon Hedhjen e Shortit në një Lotari të caktuar.
- Biletë – një biletë elektronike për një short të një lotarie të caktuar që e zgjidhni ju dhe që përmban një ose më shumë Rreshta.
- Rresht – një set i vetëm numrash që keni zgjedhur për një Short Lotarie të caktuar. Në varësi të Lotarisë, ai mund të përmbajë një sasi të ndryshme dhe/ose pellg tjetër numrash (të një vargu të ndryshëm) për numrat standartë dhe ata bonus (nëse ekzistojnë).
- Fitimet – një rezultat pozitiv për një Biletë të caktuar, që do të thotë një rezultat për të cilin ka ndodhur përputhja e kërkuar për të fituar midis një sasie të përcaktuar nga një Lotari e caktuar numrash të zgjedhur prej jush dhe të tërhequr në një Hedhje Shorti (për të cilin është blerë bileta e caktuar) të numrave nga pellgu i numrave standartë dhe bonus (nëse ekzistojnë) për një ose më shumë Rreshta të përfshirë në një Biletë të caktuar. Të gjitha fitimet shtesë për një Biletë të caktuar nuk llogariten në Fitimet dhe janë pronësi e Kompanisë.
- Depozita – fonde të depozituara në llogarinë tuaj për t’u përdorur më vonë për të blerë Bileta.
- Llogari – Llogaria juaj e përdoruesit, së cilës i atribuohen fondet tuaja, Biletat e blera dhe të dhënat tuaja.
2. Kufizimet e përdorimit
Faqja e internetit i drejtohet çdo personi natyral që ka arritur moshën i cili mund ta përdorë legalisht atë sipas ligjeve subjekt i të cilave është. Ne ju kërkojmë që të mos e përdorni këtë faqe nëse nuk i përmbushni këto kritere, pasi një gjë e tillë mund të rezultojë në pezullimin e Llogarisë suaj dhe fshirjen e përgjithmonshme të të dhënave të saj në përputhje me Politikën tonë të privatësisë dhe paragrafin 4.7 të këtyre Termave të përdorimit. Duke përdorur Faqen dhe shërbimet e saj ju konfirmoni që nuk po thyeni asnjë ligj subjekt i të cilit jeni si rezultat i përdorimit të saj, jeni të shëndetshëm mendërisht dhe mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja. Ju mbani gjithashtu përgjegjësi edhe për t’u siguruar nëse mund të merrni pjesë apo të tërhiqni Fitime nga Hedhjet e Shortit në të cilat merrni pjesë përmes Faqes sonë të internetit. Ju deklaroni që Kompania nuk mban asnjë përgjegjësi për të verifikuar faktet e mësipërme dhe për këtë arsye ju hiqni dorë nga cdo pretendim kundër nesh në këtë kuadër. Ju deklaroni që e kuptoni dhe e pranoni faktin që ne nuk jemi në gjendje t’ju ofrojmë asnjë informacion, këshillë apo garanci mbi çështjet ligjore.
3. Shërbimet
- Faqja e internetit ofron shërbime të blerjes, procesimit dhe ruajtjes së Biletave për Hedhjet e Shortit që ju zgjidhni dhe të vendosjes së Depozitave që mund të përdoren më vonë për të blerë Bileta.
- Biletat që ju blini procesohen nga ne dhe dërgohen në entitete të palëve të treta në mënyrë që t’i blejnë fizikisht ato në pikat zyrtare të një Lotarie të caktuar, ose të procesohen nga një shërbim alternativ (në varësi të një Lotarie të caktuar apo të sasisë së fitimeve kryesore aktuale të saj, ose në përputhje me vendimin e Kompanisë) që ju garanton përfitime të barabarta me ato që do të merrnit nëse bileta do të blihej fizikisht.
- Për shkak të natyrës së shërbimit dhe faktit që ajo procesohet në çast, nuk është e mundur që një blerje Bilete të mos merret parasysh. Për këtë arsye, të gjitha dispozitat e blerjes së Biletave janë përfundimtare dhe nuk janë subjekt i anullimit apo rimbursimit.
- Sasia e Fitimeve konsiston gjithmonë me sasinë e dhënë zyrtarisht nga Operatori i Lotarisë (pas zbritjes së tarifave të mundshme) dhe konvertohet në monedhën e llogarisë suaj në përputhje me kursin aktual të këmbimit, pa paragjykim të paragrafëve 3.5, 3.6 dhe 3.7. Taksat, taksat doganore dhe pagesat e tjera mund të mbulohen jashtë Fitimeve nga Operatori dhe Kompania. Pavarësisht nga sa më sipër, ju jeni të detyruar të mbuloni të gjitha taksat, taksat doganore dhe pagesat e tjera të lidhura me tërheqjen e Fitimeve.
- Fitimet deri në 2500 USD (të llogaritura sipas kursit aktual të këmbimit) depozitohen automatikisht në llogarinë tuaj. Fitimet mbi 2500 USD merren në konsideratë në mënyrë individuale dhe mund të depozitohen manualisht në llogarinë tuaj ose mund të kërkojnë paraqitjen tuaj personale në mënyrë që të tërhiqni Fitimet. Ju do të lajmëroheni prej nesh për të gjitha proçedurat. Ju gjithashtu pranoni të ndërmerrni çdo veprim dhe dhe të dërgoni çdo dokument apo të firmosni një marrëveshje, nëse një gjë e tillë kërkohet për të tërhequr Fitimet.
- Fitimet e llojit të Biletës Zgjedhje-e-Shpejtë falas i caktohen Llogarisë suaj bazuar në informacionin që na është dhënë nga Operatori, dhe për këtë arsye ato mund të shfaqen në llogarinë tuaj me vonesë.
- Në këtë mënyrë ju pranoni që të dhënat tuaja (duke përfshirë të dhënat personale) mund t’i dërgohen Operatorit dhe entiteteve të tjera të palëve të treta, nëse një gjë e tillë kërkohet për të tërhequr Fitimet.
- Kompania nuk ofron lojrat e veta me numra, Lotaritë organizohen dhe menaxhohen nga Operatorë të palëve të treta. Kompania nuk është e lidhur direkt me asnjë nga Operatorët. Çdo referencë ndaj Operatorëve që gjendet në Faqen e internetit ka vetëm qëllime informimi dhe nuk reklamon shërbimet e një Operatori të caktuar, dhe nuk nënkupton lidhje me asnjë prej tyre.
- Duke përdorur shërbimet e disponueshme në Faqen e internetit ju deklaroni që të gjitha fondet që përdorni për të blerë Bileta apo për të bërë një Depozitë zotërohen nga ju dhe nuk vijnë nga ndonjë vjedhje apo nuk janë të kufizuara apo të raportuara në autoritetet e duhura si të humbura.
- Çmimi i një Bilete përmban një tarifë për shërbimet që gjenden në Faqen e internetit. Duke përdorur Faqen ju pranoni që nuk keni asnjë të drejtë të diskutoni, debatoni apo të bëni deklarata në lidhje me çmimin e sipërpërmendur dhe pranoni që ai mund të ndryshojë nga çmimi zyrtar i vendosur nga Operatori.
- Të gjitha transfertat e blerjeve të Biletave për një Hedhje Shorti të caktuar duhet të vendosen përpara datës së Hedhjes së Shortit dhe orës së specifikuar në Tabelën 1.1. Afati i vendosjes së transfertave të blerjeve të Biletave ndryshon në varësi të një Lotarie të caktuar. Ne ruajmë të drejtën t’i ndryshojmë orët e përfshira në Tabelën 1.1 në rast se Operatori e shtyn datën e Hedhjes së Shortit gjë e cila ndodh jashtë kontrollit tonë. Një transfertë e blerjes së Biletës midis orës së specifikuar në Tabelën 1.1 dhe orës së Hedhjes së Shortit mund të ndodhë vetëm për Hedhjen e ardhshme të Shortit të një Lotarie të caktuar, gjë për të cilën ju do të lajmëroheni në mënyrë të qartë gjatë procesit të blerjes. Data e një transferte të blerjes së biletës konsiderohet të jetë data e marrjes së një fature nga portali i pagesës që ju keni përdorur për të bërë pagesën për Biletën. Në rast se neve na dërgohet fatura pas datës së Hedhjes së Shortit dhe orës së specifikuar në Tabelën 1.1, ne ruajmë të drejtën për ta zhvendosur automatikisht Biletën në shortin e ardhshëm të Lotarisë për të cilën është blerë Bileta.
Tabela 1.1. Orët e Mbylljes së Lotarive. Orët e mbylljes së Lotarive Zona Kohore Eurojackpot 18:30 Europë/Helsinki EuroMillions 19:00 Europë/Paris Mega Millions 21:45 Amerikë/Neë York Loto Polake 20:40 Europë/Varshavë Poëerball 21:00 Amerikë/Neë York SuperEnalotto 18:30 Europë/Romë UK Lottery 18:30 Europë/Londër - Në rastin kur ka gabime të rralla dhe të paqëllimshme në softëare-in e Faqes së internetit apo keqfunksionime të tjera që rezultojnë në mos blerjen e një Bilete sipas dispozicionit tuaj, Kompania do ta kompensojë një blerje të pambaruar në formën e një Bilete për një Short tjetër të së njëjtës Lotari apo një Lotarie tjetër ose do t’i kthejë kostot e blerjes së Biletës në formën e fondeve shtesë në formë Depozite. Përgjegjësia e kompanisë është e kufizuar vetëm në sasinë e kostove tuaja të blerjes së Biletës.
- Brenda një porosie të vetme ju nuk mund të blini më shumë se 20 Bileta, ndërsa shuma totale e një porosie nuk mund të tejkalojë 1000 €. Brenda një Bilete të vetme ju mund të blini maksimumi 25 Rreshta.
- Pjesëmarrja në një Hedhje Shorti (duke blerë një Biletë) është subjekt i këtyre Termave të përdorimit, si dhe i legjislacioneve të ligjit, kushteve dhe rregullave subjekt i të cilave është organizimi i Lotarisë nga Operatori.
- Në rastin kur ndonjë gabim bën që t’ju jepen Fitime të pajustifikuara ose t’ju rriten Fitimet ekzistuese, ju nuk do të keni të drejtë t’i merrni. Ju do të lajmëroni menjëherë Kompaninë për një ndodhi të tillë dhe do t’ia ktheni Fitimet e llogaritura gabim (në Llogarinë tuaj) Kompanisë (sipas urdhrit të saj) ose Kompani mundet, me vetëpëlqimin e saj, ta tërheqë shumën e barabartë me ato Fitime nga Llogaria juaj.
4. Menaxhimi i Llogarisë
- Në mënyrë që të jeni në gjendje të përdorni shërbimet që ofron Faqja e internetit, ju duhet të krijoni një Llogari duke kaluar me sukses procesin e regjistrimit.
- Në mënyrë që ta kaloni me sukses procesin e regjistrimit është e nevojshme të keni një llogari e-mail-i. Në mënyrë që ta aktivizoni plotësisht Llogarinë duhet të klikoni link-un e aktivizimit që ne ju dërgojmë në adresën e e-mail-it që ju keni dhënë gjatë procesit të regjistrimit. Ju mund ta përdorni Llogarinë pa aktivizim të plotë, megjithatë disa nga veçoritë e Faqes së internetit mund të mos jenë të disponueshme.
- Duke krijuar një Llogari ju deklaroni që informacioni i detajuar që jepni gjatë proceseve të regjistrimit dhe përditësimit është i vërtetë dhe i saktë, dhe në rastin e ndonjë ndryshimi ju do ta përditësoni si duhet. Ju deklaroni gjithashtu që nuk e keni bërë dhe nuk do ta bëni të disponueshme Llogarinë tuaj për individë dhe entitete të palëve të treta, nën kërcënimin e pezullimit apo fshirjes së Llogarisë.
- Ju deklaroni që do ta përdorni Faqen e internetit dhe shërbimet e saj me qëllime të mira ndaj Kompanisë dhe përdoruesve të tjerë të Faqes.
- Ju mund të keni vetëm një Llogari në këtë Faqe interneti. Ju deklaroni gjithashtu që nuk keni patur më përpara një Llogari aktive që është pezulluar apo fshirë. Në rast se nuk përmbushen këto kërkesa, Kompania ruan të drejtën të pezullojë apo fshijë të gjitha Llogaritë që zotëroni.
- Kompania ruan të drejtën të kërkojë informacion shtesë dhe dokumenta që konfirmojnë identitetin tuaj në çdo kohë. Llogaria juaj mund të pezullohet derisa të përmbushen këto kërkesa.
- Kompania ruan të drejtën të pezullojë menjëherë një Llogari ose të bllokojë aksesin në Faqen e internetit pa dhënë arsye.
- Ne do t’ju lajmërojmë për pezullimin e Llogarisë suaj në një e-mail dërguar adresës së specifikuar në profilin e Llogarisë.
- Ju keni të drejtë ta apeloni pezullimin e Llogarisë suaj brenda 14 ditëve kalendarike duke iu përgjigjur e-mail-it tonë që ju lajmëron për pezullimin e Llogarisë.
- Kompania ruan të drejtën të fshijë një llogari të pezulluar nëse ju nuk zbatoni kërkesat e zhbllokimit që ne ju kemi dërguar brenda 30 ditëve kalendarike që nga pezullimi i saj ose nëse nuk e marrim apelimin tuaj.
- Ne u përgjigjemi apelimeve brenda 30 ditëve kalendarike. Në rastin kur apelimi merr një përgjigje negative, Llogaria juaj mund të fshihet pas 30 ditësh kalendarike që nga shqyrtimi i apelimit. Në rastin kur apelimi merr një përgjigje pozitive, Llogaria juaj do të zhbllokohet brenda 48 orësh.
- Në rastin e një pezullimi të përhershëm (që zgjat më shumë se 60 ditë kalendarike) apo të fshirjes së një Llogarie, Depozita do t’ju kthehet përmes mënyrës së rënë dakord nga ju dhe nga Kompania deri në sasinë e fondeve të transferuara ligjërisht në Llogari pa paragjykuar paragrafin 5.2.
- Kompania ruan të drejtën të mos paguajë Fitimet që i përkasin një Llogarie të pezulluar apo të fshirë nëse biletat që përmbajnë Fitimet janë blerë në kundërshtim me ligjin ekzistues apo me këto Terma të përdorimit. Fitimet e përmendura më sipër do t’i kalojnë Kompanisë. Një vendim i marrjes së Fitimeve nga Kompania është përfundimtar dhe nuk mund të bëhet apelim kundër tij.
- Ju deklaroni që do të bashkëpunoni në mënyrë të plotë me Kompaninë dhe do t’i jepni asaj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë të plotë dhe me qëllime të mira, veçanërisht në mënyrë që të verifikohet Llogaria dhe të tërhiqen Fitimet.
- Ju deklaroni që jeni të përgjegjshëm për llogaritjen dhe pagesën e taksave dhe të gjitha pagesave të tjera të vendosura nga qeveria apo entitete të tjera ligjbërëse të vendit tuaj, vendit të banimit, pagesa e të cilave bëhet e domosdoshme për shkak të përdorimit të Faqes së internetit nga ju (duke përfshirë, por pa u kufizuar te, tarifat e Fitimeve). Megjithatë, ju pranoni që Kompania mund të refuzojë tërheqjen e fondeve nga Depozita dhe të paguajë të gjitha shpenzimet e nevojshme, pagesat dhe taksat e kërkuara nga ligji që kanë lidhje me Llogarinë tuaj, si dhe të mbulojë pagesa dhe kosto shtesë që kanë lidhje me blerjen e Biletave dhe tërheqjen e fondeve të Depozitës.
- Kompania nuk mban përgjegjësi për asnjë humbje apo veprim që rezulton nga një akses i paautorizuar në Llogarinë tuaj duke përdorur të dhënat e aksesist të Llogarisë suaj (e-mail dhe fjalëkalim). Ju jeni gjithashtu të detyruar të lajmëroni Kompaninë për çfarëdo dyshimi që mund të keni për akses të paautorizuar në Llogarinë tuaj.
- Ju deklaroni që nuk do të performoni asnjë operacion rikthimi apo të anulloni ndonjë pagesë të performuar nga ju në lidhje me shërbimet dhe do ta kompensoni Kompaninë për çdo humbje, kosto apo dëm të shkaktuar nga ju duke ndërmarrë veprime të tilla dhe në çfarëdo rasti të tillë ju di t’ia paguani Kompanisë të gjitha detyrimet që rezultojnë.
- Ju deklaroni që nuk do ta përdorni Llogarinë apo t’ia bëni të disponueshme palëve të treta për qëllime të paligjshme si mashtrim, pastrim parash apo çdo veprim tjetër të dënueshëm dhe nuk do të bëni përpjekje, personalisht apo përmes palëve të treta, për të thyer sigurinë, për të bërë inxhinieri të kundërt, për të marrë kodin e burimit, për të modifikuar apo performuar asnjë veprimtari që mund t’i shkaktojë dëm Faqes së internetit apo Kompanisë duke përfshirë infrastrukturën dhe punonjësit.
- Në rast të shkeljes së deklaratës së mësipërme, kompania është e autorizuar t’ia zbulojë autoriteteve të duhura të gjithë informacionin dhe të dhënat e lidhura me Llogarinë, ta pezullojë apo fshijë Llogarinë si dhe të konfiskojë të gjitha fondet në Llogari, duke përfshirë Depozitën dhe Fitimet, ndërsa nuk e ndalon Kompaninë të ndërmarrë veprime të tjera të paspecifikuara në këto Terma përdorimi.
- Ju autorizoni Kompaninë që t’jua bëjë të dhënat tuaja të disponueshme dhe të lajmërojë autoritetet e duhura, ofruesit e shërbimit të internetit, bankat, kompanitë e operacioneve të kartave të pagesave, ofruesit e shërbimit të pagesave elektronike institucione të tjera financiare për çdo veprim të dyshimtë, të paligjshëm, mashtrues apo të papërshtatshëm të ndërmarrë nga ju apo nga përdorimi i Llogarisë dhe ju do të bashkëpunoni në mënyrë të plotë me Kompaninë në mënyrë që veprime të tilla të hetohen dhe të zbulohen.
- Ju do ta kompensoni Kompaninë dhe dorëzoni të gjitha pretendimet kundër Kompanisë për të gjitha kërkesat, thirrjet, detyrimet, dëmet, humbjet, kostot dhe shpenzimet, duke përfshirë tarifat ligjore, që rezultojnë nga shkelja juaj e këtyre Termave të përdorimit në çfarëdo mënyre apo çdo detyrime të tjera që rezultojnë nga përdorimi i Llogarisë.
- Ju pranoni që White Lto Limited (CY) (reg.numri HE 413497) me një zyrë të regjistruar të vendosur në Voukourestiou, 25 Neptun House, kati 1, Flat/Office 11, Zakaki, 3045, Limassol, Qipro, është përgjegjës për kartën e kreditit dhe procesimi i pagesave. Për të përdorur Shërbimet dhe për të vendosur një hyrje në lojë, do t’ju kërkohet t’i siguroni Kompanisë detajet e mjeteve të pagesës dhe/ose transferimit të fondeve në llogarinë tuaj të përdoruesit (“Kreditetet e luajtjes”) me ndonjë nga metodat e specifikuara nga Kompania. Nëse transferoni fonde në llogarinë tuaj të përdoruesit, këto fonde do të depozitohen në llogarinë tuaj të përdoruesit pas marrjes aktuale të fondeve nga Kompania. Kufijtë minimalë dhe maksimalë mund të zbatohen në lidhje me transferimin e fondeve në dhe jashtë llogarisë suaj të përdoruesit, në varësi të historisë suaj me Kompaninë, mënyrës së depozitimit, verifikimit të ID-së dhe faktorëve të tjerë të përcaktuar vetëm nga Kompania. Kompania do të debitojë llogarinë tuaj të përdoruesit dhe/ose mjetin tuaj të pagesës në kohën në të cilën ju bëni një kërkesë për të vendosur një hyrje në lojë nëpërmjet faqes së internetit.
5. Tërheqjet
- Ju mund të dërgoni një transfertë tërheqjeje përmes Llogarisë suaj.
- Fondet e Depozitës që vijnë nga pagesat tuaja të bëra përmes një mënyre të zgjedhur pagese mund të tërhiqen vetëm përmes së njëjtës mënyrë pagese, pa paragjykuar paragrafët 5.4 dhe 5.5.
- Fondet e Depozitës që vijnë nga Fitimet mund të tërhiqen me çfarëdo mënyre që të zgjidhni, pa paragjykuar paragrafët 5.4 dhe 5.5.
- Një transfertë tërheqjeje me kartë pagese mund të realizohet vetëm deri në sasinë e fondeve të paguara duke përdorur kartën e caktuar të pagesës.
- Kompania do të bëjë të pamundurën për t’i tërhequr fondet përmes mënyrës suaj të preferuar të pagesës. Në rastin kur një tërheqje nuk është e mundur të bëhet duke përdorur mënyrën e zgjedhur, fondet do të tërhiqen përmes një transferte bankare apo një mënyre tjetër për të cilën ju dhe Kompania keni rënë dakord.
- Sasia minimale e tërheqjes është 10 €.
- Kompania nuk kërkon asnjë tarifë për tërheqjen e fondeve, edhe pse mund të ketë kosto dhe tarifa që vijnë nga entitete të palëve të treta. Të gjitha pagesat e këtij lloji do të mbulohen jashtë fondeve të tërhequra.
- Kompania ruan të drejtën të refuzojë tërheqjen e fondeve në rast se ka ndonjë dyshim (sipas zërit të Kompanisë), që ju mund të ndërmerrni apo të performoni veprime të njohura si mashtrim, shkelje të ligjit ekzistues apo shkelje në mënyra të tjera të interesit të Kompanisë apo shkaktim të ndonjë dyshimi. Në raste të tilla, Kompania mund të ndërmarrë, të merret me apo të mbështesë çdo hetim mbi këtë çështje (duke përfshirë, por jo e kufizuar në, bërjen e të gjithë informacionit, përfshirë të dhënat personale, të disponueshëm për çdo entitet të palës së tretë që Kompania do ta konsiderojë si kërkues të këtij informacioni), ndërsa ju pranoni të bashkëpunoni dhe mbështesni të gjitha veprimet e ndërmarra nga Kompania për këtë çështje.
6. Pronësia intelektuale
- Faqja e internetit, përmbajtjet dhe veçoritë e saj janë në pronësi të Kompanisë dhe janë plotësisht të mbrojtura nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit dhe ligje të tjera të pronësisë intelektuale.
- Të gjitha të drejtat e autorit që kanë lidhje me Faqen e internetit dhe të gjitha përmbajtjet dhe shërbimet e saj janë pronë vetëm e Kompanisë (pa paragjykuar paragrafin 6.6).
- Është e ndaluar të përdoren të drejtat e përmendura në paragrafin 6.2 pa lejen e shkruar të Kompanisë.
- LottoPark është një markë e zotëruar prej Kompanisë dhe çdo përdorim i saj pa lejen e Kompanisë është i ndaluar dhe përbën shkelje të të drejtave të Kompanisë.
- E gjithë përmbajtja që gjendet në Faqen e internetit është vetëm për qëllim përdorimi personal. Çdo përdorim tjetër i saj është i ndaluar dhe ju mbani përgjegjësi të plotë për çdo dëm, kosto dhe shpenzim që mund të rezultojë nga përdorimi i saj në një mënyrë që nuk lejohet në këto Terma përdorimi.
- Të gjitha logot e Lotarive dhe mënyrat e pagesës janë pronë e entiteteve që i menaxhojnë ato. Faqja e internetit dhe Kompania nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me ato entitete.
7. Kufizimi i përgjegjësisë
- Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për shkelje të ligjit, pakujdesshmëri, mungesë vëmendjeje, humbje, humbje të dhënash apo dëmtim të çdo lloji që mund të rezultojë në mënyrë direkte apo indirekte nga përdorimi juaj i Faqes së internetit, shërbimeve të saj apo shkelja e këtyre Termave të përdorimit nga ana juaj. Kompania do të bëjë të pamundurën për të parandaluar funksionimin e keq të Faqes së internetit, megjithatë në rast të ndonjë keqfunksionimi, Kompania ruan të drejtën të anullojë apo pezullojë aksesin tuaj në shërbimet që nuk funksionojnë si duhet.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë gabim, pakujdesshmëri, ndërprerje, fshirje, defekt apo vonesë transmetimi, keqfunksionim të linjave të komunikimit, vjedhje, dëmtim, akses të paautorizuar, ndryshim të dhënash a informacioni apo çdo dëmtim direkt a indirekt të shkaktuar nga sa më sipër. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë problem teknik të ofruesve të shërbimeve të komunikimit, keqfunksionim të sistemeve, kompjuterave, serverave apo ofruesve, keqfunksionim të pajisjeve kompjuterike, softëare-eve apo për mbingarkim të trafikut të internetit në lidhje me çfarëdo faqe interneti.
- Ne ruajmë të drejtën të anullojmë, bllokojmë, modifikojmë apo pezullojmë shërbimet nëse për ndonjë arsye jashtë kontrollit të Kompanisë shërbimet nuk mund të ofrohen sipas planit.
- Ne nuk japim asnjë garanci për saktësinë e informacionit, funksionimin e duhur të programeve dhe shërbimeve që përmban apo ofron Faqja e internetit, të nënkuptuara apo të thëna në mënyrë të qartë. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë cënim, dëmtim apo humbje të shkaktuar nga mbështetja në informacionin apo çdo përmbajtje tjetër e publikuar që gjendet në Faqen e internetit.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë dëmtim apo humbje të shkaktuar si rezultat i përdorimit apo mbështetjes në përmbajtjen e çfarëdo faqeje për të cilat Faqja e internetit përmban hyperlink-e. Çdo hyperlink, shërbim, fond dhe informacion që ne japim apo bëjmë të disponueshëm në Faqen e internetit nuk kontrollohet në asnjë mënyrë prej nesh. Në përputhje me këtë, ne nuk japim garanci në lidhje me shërbime, fonde dhe informacione të tilla që i përkasin palëve të treta dhe nuk jemi në asnjë mënyrë të përgjegjshëm për përdorimin nga ana juaj të shërbimeve, përmbajtjeve dhe informacioneve të tilla.
- Ju deklaroni që na përjashtoni nga përgjegjësia për të gjitha kërkesat, pagesat, dëmtimet, humbjet, kostot dhe shpenzimet që mund të rezultojnë nga shkelja e këtyre Termave të përdorimit nga ana juaj.
- Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet, dështimet apo vonesat në realizimin e detyrimeve që rezultojnë nga këto Terma përdorimi, veçanërisht për çdo veprim të paqëllimshëm apo mungesë vëmendjeje nga ana jonë që ka rezultuar në marrjen e një shume më të vogël se Fitimet, mos marrjen e tyre apo çfarëdo rasti që e ka bërë Operatorin të anullojë të drejtën tuaj për të marrë Fitimet për çfarëdo arsye. Në këtë mënyrë ju hiqni dorë nga çdo pretendim dhe diskutim në lidhje me këtë çështje. Ne bëjmë gjithashtu të pamundurën për t’u siguruar realizimi, procesimi dhe mbledhja e Fitimeve të shkojë pa probleme.
- Kompania nuk garanton funksionimin e duhur dhe të pandërprerë të Faqes së internetit dhe shërbimeve të saj në asnjë mënyrë.
- Ne bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që informacioni në Faqen e internetit të jetë i përditësuar dhe pa gabime, edhe pse ai mund të përmbajë gabime për të cilat ne nuk mbajmë përgjegjësi. Nëse keni vënë re ndonjë gabim, ju kërkojmë të na lajmëroni dhe ne do ta rregullojmë sa më shpejt të jetë e mundur.
- Rezultatet e shorteve, të ofruara nga Operatori, do të publikohen në Faqen e internetit pasi të na jepen nga Operatori. Për të shmangur çdo dyshim, ne informojmë që vetëm rezultatet përfundimtare të një Hedhjeje Shorti, në përputhje me ato që janë dhënë nga Operatori, do të përbëjnë bazën për Fitimet e lidhura me një Biletë. Në rastin kur rezultatet e publikuara në Faqen e internetit ndryshojnë nga ato të publikuara nga Operatori, ato që janë dhënë nga Operatori do të jenë të detyrueshme.
8. Të përziera
- Kompania mund t’ia dorëzojë apo ta ndryshojë në çdo mënyrë tjetër pronësinë e Faqes së internetit (pjesërisht apo plotësisht) çfarëdo entiteti të palës së tretë pa lajmërim paraprak. Për më tepër, Faqja e internetit dhe shërbimet e saj mund të operohen nga entitete të palëve të treta. Të drejtat që lindin nga këto Terma përdorimi janë të patjetërsueshme.
- Çdo pretendim apo kundërshtim në lidhje me Faqen e internetit apo shërbimet e saj duhet t’i dërgohet Kompanisë në formë të shkruar përmes mënyrave të disponueshme të kontaktit (e-mail, formular kontakti) duke dhënë sa më shumë detaje që të jetë e mundur brenda 14 ditësh kalendarike nga ndodhja e ngjarjes që përbën bazën e pretendimeve apo kundërshtimeve. Ne u përgjigjemi të gjitha pretendimeve apo kundërshtimeve brenda 30 ditësh kalendarike.
- Ju pranoni të merrni informacion nga Kompania në mënyrë elektronike ose përmes një rrjeti celular. Ju mund të ndaloni së marruri Lajmërime që kanë lidhje me marketingun në çdo çast duke përdorur link-un e anullimit të përfshirë në çdo mesazh e-mail-i që ne ju dërgojmë ose duke na kontaktuar përmes mënyrave të disponueshme të kontaktit: e-mail, telefon, formular kontakti.
- Këto Terma përdorimi së bashku me Politikën e privatësisë përbëjnë tërësinë e marrëveshjes ndërmjet Kompanisë dhe jush.
- Këto Terma përdorimi së bashku me Politikën e privatësisë janë subjekt i ligjit të Mbretëria e Bashkuar. Ju pranoni të jeni në mënyrë të pakthyeshme subjekt i juridiksionit të vetëm të gjykatave të Mbretëria e Bashkuar në mënyrë që të zgjidhni çdo diskutim lidhur me apo që mund të rezultojë nga përdorimi i Faqes së internetit dhe shërbimeve të saj.
- Këto Terma përdorimi si dhe Politika e privatësisë janë shkruar fillimisht në anglisht. Në rastin e ndonjë papajtushmërie apo mospërputhjeje ndërmjet kuptimit të këtij përkthimi dhe versionit origjinal në anglisht, versioni në anglisht është ekskluzivisht i zbatueshëm.
- Pjesët integrale të këtyre Termave të përdorimit janë Politika Njih Konsumatorin Tënd dhe Politika e Parandalimit të Pastrimit të Parave në formën e anekseve të këtyre Termave të përdorimit.
9. Ndryshimet
Në rastin kur ka ndryshime të rëndësishme të këtyre Termave të përdorimit ne do t’ju lajmërojmë elektronikisht për to duke dërguar një mesazh në adresën tuaj të e-mail-it, edhe pse Kompania ruan të drejtën për t’i ndryshuar këta Terma përdorimi në një mënyrë plotësisht diskrete, pa lajmërim paraprak. Është përgjegjësia juaj të siguroheni nëse u janë bërë ndryshime këtyre Termave të përdorimit apo Politikës së privatësisë. Çdo përdorim i Faqes së internetit pas ndryshimit të Termave të përdorimit apo Politikës së Privatësisë do të konsiderohet si pranim i tyre.
10. Contakti
Nëse keni ndonjë pyetje apo dyshim, na kontaktoni përmes mënyrave të disponueshme të kontaktit (e-mail, formular kontakti, telefon).
Politika Njih Konsumatorin Tënd
Aneksi 1 i Termave të përdorimit të LottoPark
Politika Njih Konsumatorin Tënd po rritet në rëndësi në të gjithë botën, veçanërisht për bankat dhe institucione të tjera financiare. Qëllimi i saj është të parandalojë vjedhjen, mashtrimin financiar, pastrimin e parave, dhe financimin e operacioneve terroriste. Kompania ka një politikë zero tolerancë për mashtrimet dhe përdor të gjitha mënyrat e disponueshme për t’i parandaluar ato. Çdo veprimtari e dyshimtë do të dokumentohet prej nesh dhe të gjitha llogaritë e lidhura me të do të mbyllen menjëherë. Të gjitha fondet e llogarive të tilla janë të humbura.
Parandalimi
Kompania e ka si objektivin e saj të sigurohet që të dhënat sensitive që ajo merr, si të dhëna llogarie dhe transaksione që ju performoni, janë të sakta dhe të vërteta, duke përdorur metoda të ndryshme të sigurie dhe të zbulimit të mashtrimeve. Mbrojtja e transaksioneve tuaja elektronike ju kërkon që të jepni informacione të caktuara.
Pas pagesës së parë me një kartë të caktuar pagese, Kompania ruan të drejtën t’ju kërkojë që të jepni dokumentat që vijojnë:
- Një kopje (skanim) të një faqeje pasaporte të vlefshme bashkë me një fotografi dhe firmë;
- Një kopje (skanim) të kartës së pagesës që keni përdorur për të bërë një depozitim (pjesa e përparme me vetëm 4 shifrat e fundit të dukshme, pjesa e mbrapme me kodin CVV të padukshëm);
- Një kopje të një fature shërbimesh me të dhënat personale dhe adresën e banesës;
- Një listë të firmosur të transaksioneve të performuara.
Ju do të lajmëroheni për nevojën për të paraqitur dokumentat elektronikisht. Ne ju kërkojmë t’i dërgoni dokumentat e mësipërm sa më shpejt që të jetë e mundur, gjë e cila do t’ju ndihmojë të shmangni vonesat në realizimin e transaksioneve tuaja. Mos dërgimi i dokumentave të kërkuara brenda 7 ditësh kalendarike që nga marrja e informacionit mund të rezultojë në pezullim apo fshirje të Llogarisë në përputhje me Termat e përdorimit të LottoPark.
Dokumentat në formatin JPG duhet t’i bashkëngjiten mesazhit të kthyer. Nuk do të pranohet asnjë format tjetër.
Kompania përdor standarte sigurie të cilësisë më të lartë dhe i konsideron të gjithë dokumentat si konfidencialë. Të gjithë dokumentat që ne marrim janë plotësisht të mbrojtur duke përdorur nivel të sigurtë encryption-i në çdo hap të verifikimit.
Politika e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Aneksi 2 i Termave të përdorimit të LottoPark
Kompania nuk e toleron pastrimin e parave dhe mbështet luftën kundër këtij fenomeni. Për ta bërë këtë, ne ndjekim udhëzimet e Joint Money Laundering Steering Group (UK). Grupi i përmendur më sipër është anëtar i Financial Action Task Force (FATS), një entitet ndërkombëtar qëllimi i të cilit është të luftojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Kompania përdor një politikë të frenimit të pastrimit të parave. Objektivat e saj janë:
- Të sigurohet që klienti ka një dokument të vlefshëm identiteti;
- Të mbajë një regjistër të informacionit identifikues;
- Të verifikojë që klientët nuk janë terroristë të njohur ose nuk janë të dyshuar për lidhje terroriste duke kontrolluar të dhënat personale në listat e duhura;
- Monitorim i afërt i transaksioneve të klientëve;
- Të mos pranojë pagesa kesh, porosi postare, transaksione të realizuara përmes entiteteve të palëve të treta, këmbim monedhe apo transferta me ëestern Union.
Parandalimi ndërkombëtar i pastrimit të parave u kërkon institucioneve financiare që të jenë të vetëdijshëm për përpjekje të mundshme të veprimeve dhe abuzimeve të tilla që mund të ndodhin në llogaritë e klientëve dhe të përgatisin programe kompatibiliteti që kanë për qëllim frenimin, ekspozimin dhe raportimin e veprimtarive të dyshimta.
Udhëzimet e mësipërme janë implementuar në mënyrë që ta mbrojnë Faqen e internetit dhe klientët e saj.